Futbollisti më i vjetër në botë planifikon të luajë deri në moshën 60-vjeçare, pritet të transferohet te klubi i ri
Futbollisti më i vjetër profesionist në botë dëshiron të vazhdojë të luajë deri në moshën 60-vjeçare.
Dhe ai pritet t’i bashkohet një klubi të ri, në sezonin e tij të 37 si lojtar – i cili udhëhiqet nga vëllai.
Kazuyoshi Miura mbush 55-vjet më 26 shkurt dhe ende është nën kontratë me Yokohama FC në Japoni, transmeton Periskopi.
Ai ka luajtur vetëm një minutë në J1 League këtë sezon, derisa Yokohama përfundoi në vendin e fundit.
Mirëpo, me kontratën që po i shkon drejtë skadimit, Kyodo News raporton se veterani i gjithë veteranëve është gati të vazhdojë karrierën e jashtëzakonshme duke nënshkruar për skuadrën e vëllait të madh, Suzuka Point Getters.
Suzuka luan në ligën e katërt të Japonisë, me Yastutoshi Miura që mori drejtimin e skuadrës verën e kaluar.
Kur u pyet për të ardhmen e tij muajin e kaluar, ‘King Kazu’ tha: “Ekipi është pothuajse 100 për qind në përputhje me dëshirat e mia.
“Unë kam të njëjtin pasion për futbollin”.
Kontratën e tij të parë si profesionist, Miura e kishte nënshkruar në vitin e largët 1986, duke firmosur me klubin e njohur brazilian Santos.
Tutje ai luajti për skuadra si Palmeiras, Matsubara, CRB, XV de Jau dhe Cortiba, para se të rikthehej te Santos, transmeton Periskopi.
Sulmuesi pastaj shënoi 133 gola në 253 ndeshje për Tokyo Verdy përgjatë tetë viteve, 1990/98, edhe pse një prej këtyre sezoneve e kaloi si i huazuar te Genoa.
Një provë e dështuar në Bournemouth do të thotë se i vetmi stazh i tij i përhershëm në Evropë ishte një gjysmë sezoni në Dinamo Zagreb në 1999, i cili u pasua nga periudha të kthimit në Japoni me Kyoto Purple Sanga dhe Vissel Kobe./Periskopi.com/