Futbollisti Lazarov nuk është i vetmi, edhe dy sportistë të tjerë humbën jetën në zjarrin tragjik në Koçan

Zjarri tragjik në diskotekën e Koçanit u mori jetën më shumë se një sportisti
Përveç futbollistit Andrej Lazarov, jetën e humbën edhe portieri Damjan Taneski (18) dhe basketbollisti Petar Ivanovski (20).
Taneski ishte pjesë e përfaqësueses së të rinjve në futboll dhe e nisi karrierën te klubi Mal Ajax në Shtip. Ai luajti për ekipet e të rinjve të Vardarit nga Shkupi dhe më pas ishte anëtar i Bregallnicës dhe Kit Go nga Pehçeva, raporton Shenja TV, transmeton Periskopi.
Lajmi i hidhur për vdekjen e tij ka tronditur kolegët dhe miqtë e tij sportivë, të cilët e përshkruan si një sportist të talentuar dhe të përkushtuar