Futbollisti iranian shkon viral pasi bëri hedhje të çmendur me duar nga 50 metra distancë
Sigurisht nuk keni dëgjuar për Nader Mohammadin.
Nuk ju fajësojmë edhe nëse nuk keni dëgjuar.
Mirëpo, 23-vjeçari nga Irani ka shkuar viral këtë fundjavë për hedhjen e jashtëzakonshme, transmeton Periskopi.
Lojtari i Paykan FC po luantë kundër Persepolis dhe ishte në disavantazh 1-0 në minutat e fundit të ndeshjes.
Ajo që ndodhi pastaj ishte thjesht çmenduri.
Pavarësisht se ishte në pjesën e fushës së vetë, Mohammadi dhuroi një hedhje të çmendur me duar në zonën e rrezikshme të kundërshtarit.
Topi nuk përfundoi në portë, por e detyroi portierin ta hidhte jashtë për një këndore.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
Det är fan schwung i det här iranska inkastet från igår. pic.twitter.com/1a3ySwaWuD
— Erik Niva (@ErikNiva) February 15, 2021