Futbollisti i Stuttgartit u ndëshkua me karton, pasi shënoi golin më nënçmues në histori kundër Werder Bremenit

Futbollisti i Stuttgartit u ndëshkua me karton, pasi shënoi golin më nënçmues në histori kundër Werder Bremenit

Nuk ka ndjenjë më të mirë në botë se të shënosh një gol.

Të paktën, kështu do u thonë top sulmuesit, transmeton Periskopi.

Mirëpo, në dhjetor të vitit 2020, Katompa Mvumpa nuk duhet të jetë ndjerë ashtu pasi shënoi për Stuttgartin kundër Werder Bremenit.

Gjatë ndeshje snë Bundesligë, ‘Silas’ i dha epërsinë skuadrës së tij në pjesën e parë nga penalltia. Fatmirësisht, atij iu lejua të festonte në mënyrë normale atëherë.

Por, kur ai shënoi për 2-0 në kohën shtesë, nuk e pati eksperiencën e njejtë t ëfestës.

Në fakt, ai u ndëshkua për veprimet e tij.

Një gabim në mbrojtje i mundësoi SIlas të ecte me topin në rrjetë – dhe në fakt ai mori kohën e tij derisa shënoi.

A ishte nënçmuese? Kjo është ajo që mendojnë fansat, të cilët e kanë etiketuar ‘goli më nënçmues në histori’.

Edhe skuadra rivale u ofendua, me portierin Jiri Pavlenka dhe Davie Selke që konfrontuan Silasin që shënoi në atë mënyrë.

Dhe gjyqtari poashtu nuk ishte i impresionuar, teksa e ndëshkoi me të verdhë për sjellje jo sportive.

Shpërndaje në: