Futbollisti i Spanjës: Ndeshje e fortë, Shqipëria është skuadër që vrapon shumë
Mikel Merino, futbollisti i Spanjës i cili luajti kundër Shqipërisë, ka folur për mikrofonin e Tv Klan pas ndeshjes.
Merino tha se ndeshja Shqipëri-Spanjë ishte një sfidë e fortë. Sipas tij, kuqezinjtë janë një skuadër që vrapon shumë.
Ai shprehu ambiciet që Spanja të fitojë Kampionatin Europian.
“Ishte një ndeshje e fortë, Shqipëria është një skuadër që vrapon shumë. Por ne fituam 3 nga 3 ndeshjet. Jemi skuadër e fortë, mendësia jonë është për të fituar. Ne jemi një skuadër që kemi besim te vetja dhe kemi besim që do fitojmë”, tha Merino.