Futbollisti i shpallur non-grata nga ‘Dardanët’, Andi Zeqiri shënon golin e parë për Brightonin dhe është brilant
Futbollisti që i bëri shumë truqe Kombëtares së Kosovës, para se t’ia kthente shpinën dhe të pranonte ftesën e Zvicrës, Andi Zeqiri ka shënuar golin e parë për Brightonin në Angli, shkruan Periskopi.
22-vjeçari ka arritur të shënojë golin e dytë në ndeshjen e Kupës së Ligës ndaj Cardiff City, sfidë të cilën Brighton e fitoi 2-0.
Sulmuesi ka arritur të finalizojë me sukses një aksion të bukur të skuadrës së tij, duke lëshuar një diagonale të ulët, e cila u bë e pakapshme për portierin kundërshtar.
Ky është goli i parë i Andi Zeqirit në një ndeshje zyrtare për Brighton.
Kujtojmë se ‘Dardanët’ e kishin shpallur atë person non-grata, në shenjë frustrimi dhe pakënaqësie për lojërat e vazhdueshme që i kishte bërë në zvarritjen e procesit përcaktues te Kombëtarja.
Shikoni golin duke klikuar në linkun më poshtë.
https://tiger.cdnja.co/v/ra/RAZVQ.mp4?secure=G_gCZ7IyHMPYkAkVWcUilQ&expires=1629844200