Futbollisti i Prishtinës kandidat për deputet, në klub thonë se është jetë private

Futbollisti i Prishtinës kandidat për deputet, në klub thonë se është jetë private

Partia Demokratike në Shqipëri ridepozitoi dje listën e korrigjuar të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit. Në listën e re bie në sy prania e emrit të futbollistit të Prishtinës, Gentian Muça.

Gentian Muça, lojtari i klubit nga Superliga e Kosovës është pozicionuar në vendin e 26-të.

Në një prononcim për IndeksOnline, drejtori i skuadrës nga kryeqyteti, Fisnik Kërçeli u deklarua në lidhje me futjen e futbollistit të tyre në politikë.

“Nuk varet kjo nga ne. Kjo është jeta private. Ai për nga aspekti sportiv është shumë profesional”, ka thënë Fisnik Kërçeli.

A largohet nga futbolli Gentiani nëse arrin t’i fitoj këto zgjedhje? Përgjigjet Kërçeli:

“Ishalla njëherë fiton. Se është djalë që e meriton. E pastaj, kur t’i mbaron kontrata, ai vendos vet”, vazhdoi tutje për IndeksOnline drejtori sportiv i Prishtinës.

Kujtojmë që Prishtina sot ka shtyrë takimin me Gjilanin për shkak të punimeve në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

 

Shpërndaje në: