Futbollisti i Fiorentinës qan me lot pasi shënoi autogol dhe ia dhuroi fitoren Juventusit
Sulmuesi i Juventusit, Dusan Vlahovic, ngushëlloi ish-bashkëlojtarin e tij të Fiorentinës, Lorenzo Venuti, i cili shënoi autogol në hapin e fundit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë në Artemio Franchi.
Ishte ky gol që i dha fitoren e madhe skuadrës së drejtuar nga Allegri.
Mbrojtësi i Italisë shpërtheu në lot sapo topi kaloi vijën në minutën e 91-të, gol ky që mund të ndikojë shumë edhe në fatin e skuadrës që do të kualifikohet në finalen e madhe.
Dusan Vlahovic consoles his former teammate Lorenzo Venuti at full time ?
The Juventus striker leaves the Artemio Franchi victorious on his return, due to the misfortune of Venuti's own goal ⚫⚪ pic.twitter.com/nqHyBfPojT
— Premier Sports (@PremierSportsTV) March 2, 2022