Futbollisti Erjon Morina varroset nesër

Futbollisti nga Vushtrria, Erjon Morina do të varroset nesër.
Lajmin e ka bërë të ditur babai i të ndjerit, Ilir Morina, përmes një njoftimi në Facebook ku tregon se varrimi do të bëhet në orën 14:00 në Drenovc të Malishevës.
Ai poashtu bën të ditur se ngushëllimet para varrimit do të bëhen në Drenovc, ndërkohë e pamja do të vazhdojë nga data 14 deri më 16 dhjetor në lagjen “Qëndresa” në Vetërnik të Prishtinës.