Futbollisti argjentinas dhuroi një huqje aq të keqe, sa që u duk gati si montazhë

Futbollisti argjentinas dhuroi një huqje aq të keqe, sa që u duk gati si montazhë

Nuk ka diçka më interesante se kur shohim një futbollist profesionit duke humbur një shans që edhe gjyshja juaj do ta shënonte.

Të shtunën e kaluar, fansat e futbollit patën mundësinë të shohin një prej gafeve më të rënda para portës për një kohë të gjatë, gjatë barazimit 2-2 të Bayern Munichut me Ajaxin, transmeton Periskopi.

Sidoqoftë, në orët e hershme të së martës në mëngjes, sulmuesi Nicolas Reniero dhuroi një prej huqjeve më të rënda të vitit në elitën e futbollit argjentinas.

Lojtari i Argentinos Juniors zuri një pasim të dobët në kohën shtesë dhe kaloi edhe portierin kundërshtar, Alan Aguerre.

Reneiros iu prezantua mundësia në portën e hapur për të shënuar dhe pati mjaft kohë që ta drejtonte si duhet goditjen.

Por pasi bëri një prekje dinjitoze të topit, 26-vjeçari disi arriti ta gjuante topin mbi portë nga rreth 4 metra distancë.

Kjo huqje është aq e keqe, sa që gati duket si montazhë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: