Futbollistët që do ta veshin për herë të parë fanellën e Kosovës në ndeshjet e qershorit

Futbollistët që do ta veshin për herë të parë fanellën e Kosovës në ndeshjet e qershorit

Bernard Challandes ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet miqësore që Kombëtarja e Kosovës i zhvillon në fillim të qershorit.

Në listën e publikuar së fundmi nga trajneri zviceran janë edhe disa emra të rinj të cilët do ta veshin për herë të parë fanellën e Kosovës, teksa në këtë listë nuk figuron asnjë emër i ndonjë lojtari të Superligës së Kosovës.Lojtarët që do ta veshin për herë të parë fanellën e Kombëtares A të Kosovës janë: Bashkim Ajdini, Lorik Emini, Valmir Sulejmani, Destan Bajselmani, Astrit Selmani, Blendi Idrizi e Zymer Bytyqi.

Ndryshe, ‘Dardanët’ fillimisht do të luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” më 1 qershor kundër San Marinos, derisa më 4 qershor do të përballen me Maltën në Klagenfurt të Austrisë.

 

Shpërndaje në: