Futbollistët e Real Madridit të befasuar nga fiziku i Hazardit, pas rikthimit në stërvitje

Futbollistët e Real Madridit të befasuar nga fiziku i Hazardit, pas rikthimit në stërvitje

E drejtë të themi se Eden Hazardi nuk e ka pasur impaktin e pritur te Real Madridi, pasi u transferua në ‘Bernabeu’ dy vite më parë.

‘Los Blancos’ investuan rreth 100 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit belg nga Chelsea më 2018.

Koha e Hazardit në Madrid ka qenë vazhdimisht e përcjellur nga lëndimet. Vetëm sezonin e kaluar, ai mungoi në 30 ndeshje në La Liga për shkak të këtyre shqetësimeve.

Personeli mjekësor në klub është i vendosur të sigurohet që Hazardi të mos nxitojë në rikthim dhe të pësojë përsëri ndonjë dëmtim.

Kështu, ai është kufizuar në sesione gjimnastike dhe disa aktivitete të lehta në stërvitje, derisa po përgatitet për rikthim në kapacitetin e plotë.

Disa pjestarë të zhveshtores së Realit, megjithatë, besohet se janë shokuar nga fiziku impresiv i Hazardit, pas pushimeve verore.

Pamjet e postuara nga ‘El Chiringuito’, qartazi mbështesin këto sugjerime, teksa belgu shihet duke ushtruar.

Shikoni pamjet e mëposhtme. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: