Futbollistët e Iranit kënduan himnin ndaj SHBA-së në kërcënimin e qeverisë së tyre se do ua vrisnin familjen

Futbollistët e Iranit kënduan himnin ndaj SHBA-së në kërcënimin e qeverisë së tyre se do ua vrisnin familjen

Lojtarët iranianë kënduan himnin e tyre kombëtar para ndeshjes me SHBA-në, pasi ua kërcënuan familjarët me jetë.

Ka pasur trazira civile në Iran muajt e fundit, me protesta pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini, pasi u arrestua për veshjen e një hixhabi ‘të papërshtatshëm’, shkruan Periskopi.

Përpara Kupës së Botës, ishte një çështje  shumë e madhe, madje dhe trajneri i Iranit Carlos Queiroz nuk pranoi të fliste në koferencë për media rreth kësaj.

Lojtarët treguan mbështetjen e tyre për njerëzit në shtëpi, duke mos kënduar himnin kombëtar përpara ndeshjes së tyre të parë në grup me Anglinë, të cilën e humbën 6-2.

Megjithatë, përpara ndeshjes me Amerikën pati raportime se ata ishin kërcënuar me familje nga qeveria e tyre se nëse nuk këndonin himnin e Republikës Islamike.

CNN pretendoi se lojtarëve u ishte thënë se familja e tyre do të përballej me burgim ose vdekje, nëse ata nuk këndonin para fillimit të ndeshjes.

Lojtarët e Iranit kënduan himnin përpara ndeshjes, me të cilin u vu re që shikonin poshtë.

 

Shpërndaje në: