Futbolli politik: A ofron zgjidhje për racizmin ekipi me diversitet etnik i Francës?

Futbolli politik: A ofron zgjidhje për racizmin ekipi me diversitet etnik i Francës?

Kur Emmanuel Macron të udhëtojë për në Shën Peterburg për të parë ndeshjen e Francës kundër Belgjikës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, është e ditur se mania e Francës për futbollin mund të ofrojë kapital për politikën.

Për herë të fundit dhe të vetmen që Franca e fitoi Kupën e Botës – 20 vjet më parë më 1998 – popullariteti i presidentit të së djathtës që ishte në vështirësi, Jacques Chirac, u rrit pavarësisht faktit që ai s’ua dinte emrat as gjysmës së ekipit.

Edhe para takimit të së martës mbrëma, 40 vjeçari Macron, që po e ka të zorshme t’ia heqë vetes etiketën “presidenti i të pasurve”, e ka prezantuar veten si një fans fanatik. Ai ka treguar për mbështetjen që e ka për ekipin nga jugu i Francës, Olymplique Marseille, në një telefizion sportiv, duke iu adresuar kombëtares franceze me konfidencë në një vizitë. Kishte folur edhe për fëmijërinë e tij: “Kam luajtur si mbrojtës i krahut të majtë. Isha i rrezikshëm, edhe pse jo aq i shkathtë. Në fushë, unë isha ai tip lojtari që mundohej të motivonte të tjerët.”

Nëse Franca do ta fitonte kupën, do t’i përshtatej shumë slloganit pro-biznesor të Macronit: “Franca është kthyer”.

Por, ndaras nga politika, ekipi i ri dhe etnikisht i ndryshëm francez tashmë e ka rritur disponimin e kombit. Komentatorët i kanë përshkruar “Les Bleus”, një prej skuadrave më të reja në turne, si “të qasshëm, të mirë, të këndshëm dhe me këmbë në tokë”.

Ndërsa shteti i Francës mundohet ende t’i japë zgjidhje diskriminimit racor dhe pabarazisë së lartë në zonat lokale, ekipi kombëtar i Francës është përgëzuar për shfaqejn e një shpirti vërtetë banlieue (zonë periferike): duke treguar ambicjet e larta të gjeneratës së re në zonat periferike që mbështeten nga familjet e tyre.

Një numër i madh i lojtarëve më të mirë vjen nga këto banlieue jashtë Parisit dhe e kanë nisur karrierën e tyre sportive në ekipet fantastike të të rinjëve, që janë dëshmuar si toka pjellore për gjetësit e talentëve.

Golashënuesi 19 vjeçar dhe heroi kombëtar Kylian Mbappe është nga Bondy në Seine-Saint-Deins, në veri të Parisit, ku ai ishte yll i klubit lokal. Babai i tij, me prejardhje kamerunase, dikur kishte luajtur për të njëjtin ekip lokal. Nëna e tij, me prejardhje algjeriane, ishte lojtare profesioniste hendbolli. Familja e tij është këshilluesja kryesore dhe ai po donon paratë nga ndeshjet ndërkombëtare për bamirësi që organizojnë sporte të ndryshme për fëmijët me hendikepe.

Paul Pogba poashtu vjen nga një zonë jashtë Parisit. N’golo Kante (I cili e ka frymëzuar slloganin “Yes we Kante!”) ka lindur në Paris por e ka filluar karrierën për një klub në periferi.

Për çerekfinalen kundër Uruguajit, Macroni kishte ftuar lojtarë të rinj tinejxherë nga klubet dhe shkollat e periferisë për të shikuar ndeshjen me të në kopshtet e Pallatit Elysee, derisa ai ishte ulur në bar bashkë me ta.

Shkrimtari Abdourahman A Waberi tha që mbështetja e madhe e kombit për Mbappen – “fëmija nga Bondy” – dhe shokët e tij të kombëtares tashmë ka shënuar fitore kundër qëndrimit të së djathtës ekstreme anti-emigracion të Marine Le Penit dhe intelektualëve francezë të së djathtës që dominojnë pjesë të caktuara të medieve.

Çështja e diversitetit etnik dhe e një ekipi futbolli që reflekton shoqërinë ka qenë historikisht e rëndësishme në Francë. Por, 20 vjet më parë më 1998, kur ekipi i Zinedine Zidanes dha një përgjigjje për sëmundjet e shoqërisë franceze, por demonstroi që mrekullitë e një nate të vetme si zgjidhje për çështjet raciste të vendit nuk kryenin punë.

“Politikanët menduan që i kishin zgjedhur të gjitha problemet përmes futbollit,” tha Mouloud Aounit, i fushatës anti-racizëm më vonë. “Në fakt, efekti zgjati veç sa fishekzjarret.”

Katër vjet pas fitores së ekipit në Kupën e Botës, kandidati i së djathtës Jean-Marie Le Pen – që ankohej se kishte shumë lojtarë të zinj në skuadër – ia doli deri në raundin final në zgjedhjet presidenciale të 2002-s. Më 2005, kur dy tinejxherë, Zyed Benna dhe Bouna Traore, u ekzekutuan derisa fshiheshin në veri të Parisit të ndjekur nga policia, njerëzit e periferive u çuan në demonstrata dhe shkaktuan trazirat më të rënda që prej 40 vitesh. Më 2011, futbolli francez kishte rënë në krizë pas pretendimeve që thonin se zyrtarët e saj kishin provuar të limitonin numrin e lojtarëve arabë dhe të zinj në skemat e trajningut të të rinjëve në mënyrë që ta bënin ekipin kombëtar më të bardhë.

Ish presidenti socialist i Francës François Hollande muajin e kaluar paralajmëroi politikanët të mos prisnin përgjigjje nga sporti për problemet politike. Ai tha për suksesin e ’98-s: “Ne donim të nxjerrnim konkluzionin që kjo fitore do të ndryshonte shoqërinë franceze. Nuk e ndryshoi. Kjo gjë varet vetëm nga politikanët.” /Periskopi

Shpërndaje në: