Futbolli në Ukrainë po rikthehet – Kjo është se çfarë ka planifikuar presidenti i Federatës së Futbollit të Ukrainës

Futbolli në Ukrainë po rikthehet – Kjo është se çfarë ka planifikuar presidenti i Federatës së Futbollit të Ukrainës

Presidenti i Federatës së Futbollit të Ukrainës, Andriy Pavelko, zbuloi se kishte biseduar me presidentin Volodymyr Zelensky dhe drejtuesit e FIFA-s dhe UEFA-s për rikthimin e garave të ligës ukrainase, të cilat u pezulluan në shkurt pas shpërthimit të luftës.

Luftimet më të mëdha po zhvillohen aktualisht në jug dhe lindje, ndërsa ka një qetësi në zonat përreth kryeqytetit Kiev. Pavelko zbuloi se në një bisedë me Zelenskin, u arrit në përfundimin se një komb që është i ekspozuar ndaj lajmeve rreth luftës dhe vdekjeve në baza ditore ka nevojë për gjëra si futbolli.

Vazhdimi i garave të ligës është planifikuar për në gusht dhe tani për tani është e sigurt që do të luhen dy ligat më të larta të meshkujve, si dhe kampionati i futbollit për femra. Në kohën kur kampionati u pezullua në shkurt, Shakhta ishte në krye të tabelës.

Shpërndaje në: