Futbolli në rrezik apo në evoluim?
Marsi i vitit 2020 për të cilin njerëzit SUPERSTICIOZ menduan se do të jetë më humani në histori, doli të jetë më i rrezikshmi dhe më i pasigurti për njerëzimin.
Pas vitit famoz numëror me dy dysha dhe dy zero, ky tjetri pas tij vazhdon të jetë edhe më i mjegullt për funksionimin e të gjitha top bizneseve botërore të cilat e përcaktojnë në përgjithësi edhe jetesën e gati 8 miliardë banorëve në planet.
Një ndër bizneset më të mëdha në botë , dihet ajo punë, është futbolli. Ose të paktën ishte.
Ishte???
Sepse pas pëlcitjes se Pandemisë në skenë dolën disa kompani të reja të cilat kanë përfituar së tepërmi dhe me t’u rikthyer normaliteti në futboll, këto kompani ka gjasa të kontrollojnë futbollin globalisht.
Përfituesit e pandemisë po presin me shumë durim.
Për atë edhe top klubet evropiane po insistojnë në themelimin e Superligës Evropiane. Paramendoni çfarë përfitime marramendëae kanë aktualisht klubet nga UEFA, e sa më të mëdha do të ishin me themelimin e Superligës Evropiane.
Në atë ligë është e planifikuar të luajnë vetëm top lojtarët më të mëdhenj. Ndërsa ligat e vogla do të mbeteshin regjionale. Jo vetëm në Ballkan, por edhe top ligat evropiane të cilat me anë të Federatave të tyre dhe UEFA-s do të duhej të gjenin një zgjidhje tjetër.
Në basketboll ekziston ky sistem Superlige, por që quhet Euroleague. Ligë elite e cila vetë menaxhon me financa dhe ato financa janë më të mëdhat në basketbollin evropian. Aty nuk mund të luajë gjithkush.
Njejtë po synon edhe Superliga e Evropës dhe nëse krijohet atëherë mund të marrim me mend sa para të mëdha do të hynin me anë të partner bizneseve kryesore të planetës me top klubet.
Ky synim nuk është mirëpritur nga UEFA dhe FIFA, ngase rrezikon sovranitetin e futbollit.
Por, top klubet duket se nuk kanë zgjedhje tjetër veqse të kapen me Kompanitë kryesore botërore që ishin përfitueset më të mëdha gjatë pandemisë.
Dhe ato kompani e dinë që nëse për diçka vlen të investohet me para të majme pas oandemisë, dhe atë investim me shumë më të majme se televizionet më të fuqishme botërore që po investojnë aktualisht.
Ndoshta po mendojnë ta bëjnë.
Kush e di, ndoshta kompania ndër më të mëdhat në Botë tani e quajtur Amazon, do të hyjë në Superligën evropiane si sponsori kryesor.