Futbolli mund të hiqet nga Lojërat Olimpike
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka reaguar pas propozimit të FIFA-s që Kampionati Botëror të luhet çdo dy vjet
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar po mendon ta heq futbollin nga Lojërat Olimpike.
Kjo është një përgjigje ndaj FIFA-s, e cila po mendon që Kampionatin Botëror ta organizojë çdo dy vjet.
Lajmi ka arritur nga një anëtar i IOC-së, i cili ka preferuar të mbetet anonim.
“Në gjuhën e Komitetit Olimpik, mesazhi i FIFA-s është më shumë se i qartë. Por, nëse dëshironi që futbolli të mbetet në Olimpiadë, duhet të hiqet dorë nga plani që Botërori të luhet çdo dy vjet. Nuk do të ishte e përshtatshme të luhen Botërori dhe Olimpiada në të njëjtin vit”, ka thënë ai për mediumin britanik “The Times”.
Edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kombeve Afrikane, Mustapha Berraf është kundër Botërorit çdo dy vjet.
Sipas tij, Botërori çdo dy vjet do ta vinte në rrezik sportin dhe në veçanti futbollin.
Ai ka shtuar se futbollistët nuk janë robotë për ta përballuar këtë orar të ngjeshur.