Fushë Kosovë: Burri raporton në Polici se është sulmuar nga tre persona
Një qytetar ka raportuar në Policinë e Kosovës se është sulmuar nga tre persona.
Policia e ka arrestuar një të dyshuar.
Njoftimi:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Fushë Kosovë / 23.07.2024 – 01:20. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin njëri prej të dyshuarve është arrestuar dhe në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë ndodhen në kërkim policor.