Fushë Kosova me rrethinë pa rrymë nga ora 12:00-15:00, njoftohet për një intervenim emergjent
Nga ora 12:00 deri në 15:00 pa furnizim me energji elektrike do të mbesë Fushë Kosova me rrethinë.
Kështu beri të ditur Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), i cili ka njoftuar se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, për të mundësuar intervenimin emergjent në transformatorin energjetik TR2 110/35kV në Nënstacionin 110/35/10kV Prishtina 1, sot me datë 26 Dhjetor 2024, nga ora 12:00 deri në 15:00, do të bëhet shkyçja e këtij transformatori në nënstacionin në fjalë.
“Gjatë intervalit të lartcekur kohor, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga transformatori energjetik TR2 në NS Prishtina 1, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin Fushë Kosova me rrethinë (reduktimi i parashikuar 47 MË)”, thuhet më tej në njoftim.
KOSTTT tha se punimet në fjalë realizohen me qëllim të rritjes së stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit për qytetarët e këtij rajoni që furnizohen nga NS Prishtina 1.
“KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët”.
“Espresso me Bedri Hamzën”: Hamza i tregon një mësimdhënëseje se do t’i rritet paga për 50%