Fushata linçuese ndaj Periskopit, Çitaku: E dhimbshme me pa këtë tendencë të pushtetit me shtyp çdo mendim ndryshe

Fushata linçuese ndaj Periskopit, Çitaku: E dhimbshme me pa këtë tendencë të pushtetit me shtyp çdo mendim ndryshe

Për sulmet e pushtetit dhe RTK-së ndaj Periskopit dhe Nacionales, ka reaguar ashpër nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se është e frikshme tendenca e pushtetit për ta shtypur çdo fjalë dhe mendim ndryshe.

“Tjetër ditë – tjetër sulm i Qeverisë dhe eksponentëve të saj ndaj mediave dhe gazetarëve. Demokracia dhe media e lirë shkojnë së bashku, prandaj duket se kësaj Qeverie nuk po i intereson as njëra dhe as tjetra.

E dhimbshme me pa këtë tendencë të pushtetit me shtyp çdo fjalë dhe çdo mendim ndyshe. E frikshme”, ka shkruar ajo.

Shpërndaje në: