Fushata linçuese ndaj Periskopit e Nacionales, Berat Buzhala: Këso taktika të poshtra veç RTS’i i Millosheviçit ka bo
Gazetari Berat Buzhala ka reaguar pasi televizioni publik i Kosovës (RTK), ka publikuar një shkrim duke cituar burime të medias së Bosnjes e ku portali Periskopi dhe Nacionale akuzohen kinse për lidhje me Vuciqin.
Shkrim i cili më pas është shpërndarë nga deputetë të pushtetit.
Ai në një postim në Facebook ka thënë se publikimet e tilla në median publike kanë qenë taktika vetëm në kohën e Millosheviqit.
E, kjo sipas tij është bërë për t’i frikësuar kundërshtarët.
Reagimi i plotë:
Nje gazete e Bosnjes sot e paska publiku nje lajm qysh disa media te Kosoves, perfshi gazeten Nacionale e ka ble Vuciqi. Media e Bosnjes kete shkrim e ka botu me burime 😳.
Paturpesisht kete shkrim e ka publiku RTK Adrian Krasta? Besnik Boletini? Arta Berisha? As nuk jane lodhe me çu pyetje, ose ckado qofte, thjeshte e kane lexu.
Keso taktika te poshtra vec RTS’i i Millishevicit ka bo, per me i frikesu kundershtaret.
Mandej te njejtin shkrim e kane bo share ne rrjete sociale edhe disa deputete te partise ne pushtet.
A ke qikjo arsyeja qe e shkarkute Shkumbin Ahmetxhekaj? Nuk ju lejke me botu qeso shkrimesh apo?
Cfare turpi.