Fury zbulon detaje nga përgatitja për duelin me Wilder, thotë se sakrifikoi seksin dhe masturbimin

Fury zbulon detaje nga përgatitja për duelin me Wilder, thotë se sakrifikoi seksin dhe masturbimin

Tyson Fury po synon ta ruajë titullin e WBC në përballjen me Deontay Wilder, më 9 tetor.

Ylli britanik i boksit përballet për herë të tretë me Wilder dhe është i fokusuar 100% që ta fitojë këtë duel.

Madje, në kuadër të përgatitjes sa më të mirë të mundshme, ‘Gypsy King’ ka thënë se ka sakrifikuar edhe në marrëdhënie seksuale e masturbim.

“Sigurisht, nuk ka seks gjatë kampit stërvitor”, ka thënë Tyson Fury, transmeton Periskopi.

Para duelit të dytë në shkurt të vitit 2020, Fury bënte të ditur se masturbonte shtatë herë në ditë, për të mbajtur testosteronet në nivele të larta, por këtë nuk po e bën kësaj radhe.

“Nuk më kujtohet hera e fundit kur e kam bërë atë. Megjithëse, ideja se boksierët nuk bëjnë seks para meçeve është mit. Nuk besoj në të”, shtoi britaniku.

Gruaja e Tyson Fury është duke qëndruar në Paris, duke u rikuperuar pasi i dha lindjen fëmijës së gjashtë të çiftit. /Periskopi/

Shpërndaje në: