Fury mund ta shohim në një meç me Usyk – Vendos një kusht të madh
Kampioni aktual profesionist i botës në peshat e rënda të boksit WBC, Tyson Fury, u ka dhënë promotorëve të interesuar shtatë ditë kohë për të mbledhur para për luftën e tij kundër Oleksandr Usyk për të unifikuar të gjitha rripat nga të cilët ukrainasi mban katër (WBA, IBF, WBO dhe IBO).
Të shtunën e kaluar Usyk i ruajti të gjithë titujt pasi mposhti edhe një herë britanikun Anthony Joshua.
Pas fitores së tij kundër Dillian Whyte në prill, me të cilën ai ruajti titullin WBC, Tyson Fury njoftoi pensionimin e tij. Megjithatë, ai është i gatshëm të ndryshojë vendimin e tij, nëse i paraqitet një ofertë që nuk mund ta refuzojë.
Por, të interesuarit për të organizuar një meç mes britanikut 34-vjeçar dhe ukrainasit duhet të nxitojnë me ofertën, pasi Fury ka vendosur një afat deri në të cilin do të presë.
“Po u them të gjithëve që duan të organizojnë një meç që po u jap shtatë ditë të tëra, deri më 1 shtator, që të marrin paratë dhe nëse nuk i bëjnë – faleminderit, ishte e mrekullueshme, jam në pension. Të gjitha ofertat duhet t’i dërgohen avokatit tim me shkrim dhe me dëshmi të aftësisë paguese”, tha luftëtari britanik me origjinë irlandeze në një intervistë të fundit për TalkSPORT.
Ai tha se do të kërkonte 500 milionë paund për luftën me Usykun.