Fury me një video, përmend Derek Chisoran si kundërshtarin e ardhshëm
Tyson Fury tha se u pensionua pas meçit me Dillian Whyte në stadiumin ‘Welmbley’, por kjo nuk del të jetë e vërtetë.
Boksieri anglez thotë se është gati për një ndeshje të tretë me britanikun, Derek Chisora, shkruan Periskopi.
Pritet që këtë vit ta kemi edhe një meç tjetër të madh, përkundër fjalëve të Furyt se ai po pensionohet.
Chisora humbi të dy përballjet me Furyn, atë të vitit 2011 me vendim unanim të gjytarëve dhe meçin e vitit 2014.
Ndërkaq, ende nuk dihet se kur do të zhvillohet meçi i tretë por me shumë gjasa këtë vit.