Fury: Lufta me Usykyn duhet të ndodhë gjatë këtij viti

Fury: Lufta me Usykyn duhet të ndodhë gjatë këtij viti

Boksieri Tyson Fury ka thënë se lufta me kampionin aktual Oleksander Usyk duhet të ndodhë gjatë këtij viti.

Fury madje u shpreh i bindur se do ta mposht ukrainasin, shkruan Talksport.

“Lufta duhet të ndodhë, duhet të ndodhë këtë vit. Unë mendoj se është një punë e lehtë, punë e drejtpërdrejtë”.

“Unë do ta godas atë, ai do të bie në dysheme, pastaj do të dal dhe do të dehem në qendër të qytetit”, u shpreh ai.

Kujtojmë, një lufë mes tyre është paralajmëruar që një kohë të gjatë, por që palët s’kishin arritur të merreshin vesh.

Shpërndaje në: