“Fuqizimin e qytetarëve”, Asociacioni nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me USAID
Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe USAID(Projekti Kontrata Sociale) kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për projektin “Promovimi i Procesit të Buxhetimit Pjesëmarrës në Komunat e Kosovës”.
Përmes një njofitmi për media, AKK-ja ka bërë me dije se ky projekt ka për qëllim fuqizimin e qytetarëve duke i përfshirë drejtpërdrejt në vendimet e tyre mbi mënyrën se si shpërndahen dhe shpenzohen fondet publike.
Kjo qasje pjesëmarrëse synon të rrisë efektivitetin dhe përgjegjshmërinë e qeverive lokale, duke siguruar që vendimet buxhetore të pasqyrojnë nevojat dhe prioritetet aktuale të komuniteteve që ato shërbejnë.
“Projekti që është nënshkruar nga Drejtori Ekzekutiv i AKK-së z.Sazan Ibrahimi synon të forcojë qeverisjen demokratike dhe përfshirjen e qytetarëve në Komunat e Kosovës përmes buxhetimit pjesëmarrës e cila synohet të arrihet duke organizuar punëtori me Kolegiumet e Asociacionit të Komunave të Kosovës për të adresuar buxhetin, financat, transparencën dhe çështjet ligjore si dhe duke organizuar takime pasuese për të shqyrtuar mësimet e nxjerra dhe për të standardizuar proceset e pjesëmarrjes publike. Kjo qasje pjesëmarrëse synon të rrisë efektivitetin dhe përgjegjshmërinë e qeverive lokale, duke siguruar që vendimet buxhetore të pasqyrojnë nevojat dhe prioritetet aktuale të komuniteteve që ato shërbejnë”, është thënë në njoftimin e AKK-së.