Fundjava me diell dhe vranësira
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se për të shtunën në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.
Ndërkaq, për të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira parashihen rreth relievit malor.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-2m/s
Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit në mëngjes, parashihet të paraqitet fenomeni i brymës, si pasojë e rënies së temperaturave minimale dhe kthjellimeve në Troposferë.