“Fundi i modeleve benzinë dhe dizel në vitin 2050”
Shefi i Toyota për kërkime dhe zhvillim të teknologjive të avancuara, Seigo Kuzumaki, ka vlerësuar se deri kah mesi i këtij shekulli nga trafiku do të hiqen motorët me djegie të brendshme.
Prodhuesi japonez aktualisht ka 12% të tregut të veturave në SHBA dhe rreth 4% në Evropë, ndërsa shet 43% të të gjitha automjeteve elektrike në botë, para se gjithash modeleve me sistemet hibrid, plug-in hibrid.
“Pres që deri në vitin 2050 emetimi i lejuar i CO2 të automobilave të ulet për 90 për qind në krahasim me vitin 2010”, tha Kuzumaki për Autocar.
Kjo në fund do të çojë deri te ndalja e prodhimit të automobilave me motorë me djegie të brendshme në nivel global, transmeton KosovaPress.
“Për të arritur këtë, nevojitet që prej vitit 2040 të ndalet prodhimi i automobilave të ri me motorë benzinë dhe dizel, ndërsa do të mundësohet të prodhohen vetëm modelet në sistemet hibrid ose plug-in hibrid”, ka thënë Kuzumaki.
Toyota do të prezantojë modelin e saj të patë elektrik të plotë kah fundi i kësaj dekade. Elektromotori do të mbushet me baterinë litium-jon, ndërsa automobili do të ketë autonomi të vozitjes prej rreth 500 km.