Fundi i Solskjaer – Brendan Rodgers është pajtuar të drejtojë Manchester Unitedin?

Fundi i Solskjaer – Brendan Rodgers është pajtuar të drejtojë Manchester Unitedin?

Manchester United mund të bëhet me trajner të ri.

Rezultatet dhe paraqitjet aspak të mira në ndeshjet e fundit, kanë bërë që shumë pikëpyetje të ngritën mbi Ole Gunnar Solskjaer.

Trajneri norvegjez mund të shkarkohet dhe duket se United tashmë ka gati marrëveshjen me trajnerin e ri.

Sipas disa raportimeve nga Britania e Madhe, Brendan Rodgers ka marrëveshje verbale me ‘Djajtë e Kuq’, transmeton Periskopi.

Ish-trajneri i Liverpool, i cili tashmë drejton Leicester, thuhet se preferon të pres deri në fund të sezonit, por United po shtyjnë që ta mbyllin më herët marrëveshjen.

Mbetet të shihet se si do të zhvillohet kjo situatë. /Periskopi/

Shpërndaje në: