Fundi i ‘Like’-ave: Instagram fsheh ‘like’-at pas shqetësimeve se shkaktonte probleme mendore
Platforma mediale Instagram ka lansuar një pajisje që parandalon përdoruesit që të shohin se sa “like” kanë postimet.
Aplikacioni i zotëruar nga Facebooku ka pretenduar që kjo do të ndihmojë që përdoruesit të mos mbajnë gajle rreth suksesit të postimeve në platformë.
Njerëzit në Australi, Brazil, Irlandë, Itali, Japoni dhe Zelandë të Re do ta kenë numrin e pëlqimeve që postimi merr të fshehur në murin e tyre.
Drejtori ekzekutiv i Instagramit, Adam Mosseri shpjegoi se vendimi u mor herët gjatë këtij viti pas testimeve të bëra, përkthen Periskopi.
“Duam që njerëzit të brengosen më pak se sa ‘like’ i marrin,” tha ai.
Kjo lëvizje vjen pas një mori studimesh që tregonin se presioni i mediave sociale për më shumë ‘like’ lidhej me problemet me shëndetin mendor.
“Duam që instagrami të jetë një vend ku njerëzit të ndihen rehat të shprehin veten e tyre,” tha Mia Garlick, shefja e politikave të Facebookut në Australi dhe Zelandë të Re. /Periskopi