Fukarallëku te Feronikeli: Largohet edhe Behar Maliqi
Skuadra e Feronikelit vazhdon të kalojë nëpër situatë aspak të mirë. Kriza financiare që e ka kapluar ekipin ka bërë që nga ekipi të largohen shumë lojtarë.
Sot bashkëpunimin e ka ndërprerë edhe ylli i futbollit kosovar Behar Maliqi.
Largimin e ka njoftuar vet Maliqi përmes një postimi në Facebook.
“Nga sot nuk do të jem më pjesë e klubit FC FERONIKELI.
Falënderoi kryesinë, të gjithë trajnerët, dhe bashkëlojtarët dhe tifozët Tigrat e zi, për mbështetjen e dhënë.
Klubit i dëshiroj shumë sukses në vazhdim dhe shpresoj shumë që të kalojnë këtë krizë në të cilën gjenden dhe të kthehen aty ku e kanë vendin – në majenë e futbollit Kosovar.
Me respekt, Behar Maliqi”, shkruan Maliqi.