Ftesa e Prokurorisë Speciale që paralajmëron se Kurti mund të burgoset
Kryeministri Albin Kurti ka marrë sot ftesë nga Prokuroria Speciale e Kosovës, për t’u paraqitur në Prokurori në cilësinë e dëshmitarit.
Ftesa është për më 16 dhjetor, ora 09:30, në objektin e Prokurorisë Speciale.
Vepra penale për të cilën Kurti është ftuar si dëshmitar nga Prokuroria Speciale, ka të bëjë me nenin 214 të Kodit Penal.
Ky nen hyn në kuadër të veprave penale të korrupsionit, më konkretisht ka të bëjë me keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Prokuroria ia ka sqaruar Kurtit se nëse refuzon ftesën pa arsye, ai do të detyrohet të paraqitet dhe mund të gjobitet deri në 250 euro. Nëse Kurti refuzon të dëshmojë pa arsyetim ligjor, mund të dënohet me gjobë deri në 250 euro. Nëse edhe pas kësaj gjobe refuzon të dëshmojë, Prokuroria Speciale ka sqaruar Kurtit se mund të burgoset
Sipas PSRK-së, në atë rast burgimi zgjat derisa dëshmitari, në këtë rast kryeministri Kurti, refuzon të dëshmojë apo dëshmia e tij bëhet e panevojshme, ose derisa procedura të përfundojë, por jo më shumë se një muaj.
Kryeministri Albin Kurti ftohet nga Prokuroria Speciale për rastin e rezervave shtetërore