“FSK-së po i shtohen kuadro profesionale”: Ushtarët përfundojnë dy kurse bazike të rëndësishme
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar dy kurse bazike të rëndësishme
“Kursi Bazë për Rikonicion dhe Inteligjencë” dhe “Kursi i Avancuar për Xhenio Luftarake” janë zhvilluar Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes.
Sipas njoftimit për media të FSK-së, kurset janë mbështetur nga ekipi trajnues britanik.
“Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes përfunduan “Kursi Bazë për Rikonicion dhe Inteligjencë” dhe “Kursi i Avancuar për Xhenio Luftarake” Këto dy kurse u realizuan nga Qendra e Stërvitjes Profesionale në KDS, ku kursantët u aftësuan dhe specializuan në këto dy fusha të mbështetjes luftarake. Këto kurse janë mbështetur nga Ekipi trajnues Britanik, instruktorët nga Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, Garda Kombëtare dhe Komanda e Forcave Tokësore që u angazhuan për disa javë në edukimin dhe profesionalizimin e kuadrove të reja. FSK-së, po i shtohen kuadro profesionale çdo ditë e më shumë”, është thënë në njoftimin e FSK-së.