FSK-ja përfundon trajnimin nga Forcat e Armatosura Turke për përdorimin e granatahedhësit automatik MK-19

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka përfunduar me sukses një trajnim intensiv nga Forcat e Armatosura Turke, me fokus në përdorimin efikas të granatahedhësit automatik MK-19.
Ky trajnim synon rritjen e kapaciteteve luftarake dhe përgatitjen e ushtarëve për misionet e ardhshme.

Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit janë njohur me karakteristikat teknike të armës, përdorimin e saj në terren, procedurat e sigurisë dhe rolin strategjik në fushëbetejë.
Kjo iniciativë është pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Kosovës dhe Turqisë për avancimin e aftësive ushtarake të FSK-së.
