FSK-ja merr pjesë në stërvitjen ndërkombëtare në bazën ushtarake amerikane në Gjermani

FSK-ja merr pjesë në stërvitjen ndërkombëtare në bazën ushtarake amerikane në Gjermani

Forca e Sigurisë së Kosovës po merr pjesë me një kontingjent në ushtrimin ndërkombëtar “Combined Resolve 25”, i cili po zhvillohet në bazën ushtarake amerikane në Hohenfels, Gjermani.

Ky ushtrim sipas njoftimit të FSK-së ka për qëllim testimin dhe vlerësimin e gatishmërisë së njësive luftarake të NATO-s, si dhe përgatitjen e shteteve partnere për operacione të përbashkëta dhe ndërveprim.

“FSK-ja i është bashkuar ushtrimit me ftesën e Ushtrisë Amerikane, duke synuar ngritjen profesionale, forcimin e ndërveprimit me shtetet partnere dhe rritjen e gatishmërisë për të vepruar në një mjedis të kombinuar shumëkombësh. Gjithashtu, pjesëmarrja në “Combined Resolve 25” ofron mundësinë për shkëmbimin e përvojave me forcat ushtarake të shteteve të NATO-s, dhe partnere pjesëmarrëse në ushtrim.

Ky angazhim pasqyron përkushtimin e FSK-së për të kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin në nivel ndërkombëtar, si dhe për të avancuar aftësitë operacionale sipas standardeve më të larta ushtarake”, thuhet në njoftim.

 

Shpërndaje në: