FSHF-ja shpreh ngushëllime për vdekjen e arbitrit Berisha

Federata Shqiptare e Futbollit ka shprehur ngushëllime për vdekjen e arbitrit 26-vjeçar, Rilind Berisha.
“Humbja e një djali të ri, me një pasion të madh për futbollin, është një dhimbje e madhe për të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan kontributin e tij në fushën e lojës”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të FSHF-së.
Ky është telegrami i plotë:
Me hidhërim të thellë kemi marrë lajmin për ndarjen nga jeta në moshë të re të arbitrit dhe futbollistit nga Kosova, Rilind Berisha.
Federata Shqiptare e Futbollit shpreh ngushëllimet më të ndjera për familjen Berisha, Federatën e Futbollit të Kosovës dhe të gjithë komunitetin e futbollit në Kosovë.
Humbja e një djali të ri, me një pasion të madh për futbollin, është një dhimbje e madhe për të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan kontributin e tij në fushën e lojës.
U prehtë në paqe!