Fshatrat e Prizrenit 100 orë pa rrymë, Haradinaj: Më mirë të blejnë dru e të ngrohen deri më 9 shkurt, e ta çojnë në shtëpi këtë palaço qeveri

Fshatrat e Prizrenit 100 orë pa rrymë, Haradinaj: Më mirë të blejnë dru e të ngrohen deri më 9 shkurt, e ta çojnë në shtëpi këtë palaço qeveri

Kandidati i AAK‘së për deputet, Daut Haradinaj, ka njoftuar se disa fshatra të Prizrenit janë pa rrymë rreth 100 orë, shkruan Periskopi.

 

Ai ka pyetur se pse duhet me pagu populli i Kosovës rrymën.

“Merreni me mend, në fundvit fshatrat e Prizrenit janë pa rrymë rreth 100 orë. Fshatrat Grazhdanik, Kobaj dhe Muradem të Prizrenit mbi 100 orë pa energji elektrike“, ka shkruar ai.

Deri sa shtoi se më mirë është me ble dru e me e çu në shtëpi këtë palaço.

Postimi i plotë: 

Merreni me mend, në fundvit fshatrat e Prizrenit janë pa rrymë rreth 100 orë. Fshatrat Grazhdanik, Kobaj dhe Muradem të Prizrenit mbi 100 orë pa energji elektrike.

Pse duhet me pagu rrymën populli i Kosovës? Më mirë me ble dru e me u nxe deri më 9 shkurt e me çu në shtëpi këtë palaço qeveri.

Shpërndaje në: