Fshati me emrin më të pistë në botë gjendet në Austri (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Po ka një fshat të quajtur “Fucking” në Austrinë e Sipërme dhe është me të vërtetë e shkruar ashtu, germë pas germe.

Ndoshta ju e mendoni si shaka, por është e vërtetë dhe mjafton ta kërkoni në “Google Earth” për ta vërtetuar.

Nëse e pyesni veten pse ky emër është i çuditshëm, mjafton ta përshtatni në shqip.

Historia e këtij emri daton që prej vitit 1070. Prapashtesa “ing” i referohet “komunitetit” ose “njerëzve” nga fisnikët bavarezë që emigronin në Austri të cilët quheshin “Focko”. Ne nuk e dimë se si tamam fshati mbeti me këtë emër, por shpresojmë që ata të jenë krenar për këtë.

Në fshat jetojnë rreth 100 banorë dhe atyre u duhet të përballen me pyetjet e shumta që u bëjnë turistët e befasuar nga emri.