Fruti që parandalon diabetin (Foto)
Ekspertët e dietave janë betuar gjithmonë se grejpfruti dhe ananasi mund të ndihmojnë për rënien në peshë si me magji.
Hulumtuesit shkencorë thonë se ky bakter në traktin e zorrëve mund të ndikojë në obezitet dhe sëmundje të lidhura me të, si diabeti i tipit 2.
Gjatë studimit të kryer nga Universiteti Shtetëror i Oklahomas u bë një eksperiment tek disa grupe minjsh, të cilët u vendosën në një trajtim dietik për 12 javë.
Tek grupi i kontrolluar, 10% e kalorive të konsumuara vinin nga yndyrat, tek grupi i dytë 60% e kalorive vinin nga yndyrat, ndërsa tek grupi tretë 10% e kalorive vinin nga fruti i mangos.Të gjitha dietat e pasura me yndyra kishin të njëjtën përmbajtje të lëndëve ushqyese, si kalcium, fosfor, fibra etj.
Kur u krahasuan mostrat në fillim dhe në fund të periudhës së studimit, minjtë e ushqyer me mango humbën më pak nga bateri i zorrës i shkaktuar nga dieta e pasur me yndyra.
“Mango është një burim i mirë i fibrave dhe studime të mëparshme kanë treguar se ai parandalon obezitetin, rritjen e niveleve të glicemikës dhe forcon sistemin imunitar”, tregon prof. Edralin Lucas.
“Rezultatet tek eksperimenti i kryer tek minjtë treguan se shtimi i mangos tek dieta ushqimore mund të ndihmojë në mbajtjen nën kontroll të shëndetit të zorrës dhe niveleve të bakterit të mirë”.
Studime të ndryshme kanë treguar gjithashtu se përbërësit e gjetur tek mangoja parandalojnë inflamacionin, sidomos përmbajtja e lartë në fibra, që ndihmon me tretjen.
Një filxhan me mango është i mbushur me antioksidues dhe mbi 20 vitamina dhe minerale të ndryshme, si dhe është një burim i mirë i fibrave.
Tani mbetet për t’u parë në studimet në vazhdim nëse efekti i mangos do të jetë i njëjtë edhe tek njerëzit./shendeti.com.al/