Frenkie de Jong merr gjërat nga dollapi – Afër transferimit te Man United
Frenkie de Jong thuhet se e ka zbrazur dollapin e tij në terrenin stërvitor të Barcelonës, ndërsa kalimi i tij te Manchester United është shumë afër.
25-vjeçari ka pastruar gjërat e tij nga Ciutat Esportiva pasi trajneri i Djajve të Kuq, Erik ten Hag po e kërkon atë, shkruan Periskopi.
Sipas “AS” De Jong kishte dashur të qëndronte në Katalonjë përtej afatit kalimtar të verës, por gjendja jo e mirë financiare e Barcelonës po e detyron mesfushorin të largohet.
Ten Hag e identifikoi De Jong si objektivin e tij kryesor të transferimit menjëherë pas emërimit të tij si trajner i Man United.
Me shumë gjasë holandezi do të përfundojë në Man United këtë verë.