Frank Lampard: Arsenali nuk duhet ta largojë këtë lojtar

Periskopi.com Sporti

Legjenda e Chelseat, Frank Lampard ka thënë se Arsenal nuk duhet ta shesë Aaron Ramsey

Aaron Ramseyt i skadon kontrata vitin e ardhshëm derisa Lampard ka potencuar se klubi i Arsenalit duhet të bëjë lëvizje të shpejtë dhe t’ia vazhdojë atij kontratën, transmeton Periskopi.

“Unë jam admirues i madh i Ramsey, dhe Arsenal duhet të bëjë gjithçka që ta mbajë atë,” u shpreh ish-mesfushori i Chelseat.

“Ramsey ka edhe një vit kontratë dhe Arsenali duhet ta dijë që njërit nga lojtartët kryesor është afër përfundimit të kontratës.

“Ndoshta për dikë do të jetë befasuese kjo, por unë e pëlqej shumë Ramsey,” përfundoi Lampard. /Periskopi.