Frank de Boer largohet nga Holanda pas eliminimit nga Kampionati Evropian

Frank de Boer largohet nga Holanda pas eliminimit nga Kampionati Evropian

Frank de Boer është larguar nga Holanda pas eliminimit nga Kampionati Evropian.

Holandezët humbën nga Çekia 2:0 të dielën në një të tetën e finales të “Euro 2020”.

Federata Holandeze e Futbollit njoftoi se ishte De Boer që nuk dëshiroi të ishte pjesë e Holandës edhe më tej, pasi dështoi të kualifikohej në çerekfinale.

De Boer u përball me kritika të ashpra pas humbjes nga çekët për shkak të vendimit të tij për të braktisur formacionin tradicional të Holandës me katër mbrojtës, tre mesfushorë dhe tre sulmues.

De Boer pjesë e Holandës u emërua përzgjedhës në shtator të vitit të kaluar. Ai e mori detyrën e selektorit pas largimit të Ronald Koemanit, që iu bashkua Barcelonës.

Shpërndaje në: