Francë: Një qytetit i kërkohet që të largojë statujën e Shën Marisë të vendosur në një park

Francë: Një qytetit i kërkohet që të largojë statujën e Shën Marisë të vendosur në një park

Gjykata e qytetit Publier, në lindje të Francës ka dhënë afat tre muaj për heqjen e statujës, shkruan BBC, Nëse një gjë e tillë nuk bëhet, atëherë do të pësojë dënimi në vlerë prej 100 euro në ditë.

Kryetari i qytetit Gaston Lacroix ka theksuar se ai do të përpiqet ta zhvendosë statujën e punuar nga mermeri në një tokë private.

Imazhi i nënës së Jezu Krishtit ka qenë i vendosur në brigjet e liqenit të Gjenevës që nga viti 2011 dhe ka qenë subjekt i polemikave lokale për disa vjet pasi është paguar me fondet komunale.

Franca për një kohë të gjatë u përmbahet rregullave strikte për ndarjen e kishës nga shteti, ndërsa në vitin 2010 u bë vendi i parë në Evropë që ndaloi veshjen e grave myslimane në vendet publike.

Shpërndaje në: