Francë-Bosnje: Shpërthen ndeshja, dy gola për tre minuta
Dy gola brenda tre minutave janë shënuar në ndeshjen kualifikuese për Kupë të Botës, mes Francës dhe Bosnjës.
Fillimisht Edin Dzeko kaloi në epërsi boshnjakët me një shënim në minutën e 36-të, duke shënuar një gol të bukur zhagas nga distanca.
Shikoni më poshtë.
Vetëm tre minuta më vonë, Antoine Griezmann barazoi gjërat duke shënuar me kokë pas një krosimi nga një këndore.