“Frajeri yt e hupi penallin”, Adriana Matoshi i kthehet kosovarit që i bëri komentin racist pas ndeshjes Angli-Itali
Deputetja dhe aktorja kosovare, Adriana Matoshi e ka marrë me sportivitet një koment racist që i ka bërë një kosovar dje në Facebook.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi iu është gëzuar dje fitores së Italisë në finalen e Euro 2020-të.
Para penalltive, që e nxorën fitore Italinë, Matoshi ka shkruar në Facebook se ajo mendon që Italia do të jetë fituesja e Euro 2020-të.
“Unë mendoj qe Italia ka me fitu”, ka shkruar ajo.
Një komentues i ka shkruar të njëjtës se arsyeja e humbjes së Anglisë është sepse “i fejuari i Matoshit e ka humbur penalltinë”.
Megjithatë, deputetja e aktorja kosovare ia ka kthyer të njëjtit, “Normal se e dinë që unë me Italinë jom”.