Fotot e papublikuara më parë: Gigi Hadid dhe Zayn Malik siç nuk i kemi parë kurrë
Gigi Hadid-it iu desh të priste pak kohë për të publikuar momentet më të bukura të shtatzënisë, sepse sipas saj, bota kishte shumë gjëra të tjera më të rëndësishme sesa pritja e saj e ëmbël.
Gjithsesi, modelja pak orë më parë, postoi në Instagram-in e saj disa foto ku shfaqet bashkë me Zayn në momente sa të ëmbla aq edhe private.
“Gusht, duke pritur për vajzën tonë.”- shkruan Gigi në fotot ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur dhe Zayn që pozon duke qëndruar sipër barkut të partneres.
Çifti zgjodhi ta mbajë shumë private atë periudhë duke mos folur apo publikuar foto/video në pjesën më të madhe të shtatzënisë. Ky, ishte vendimi i modeles duke qenë se bota po përballej me një pandemi dhe “një shtatzëni më shumë” s’ishte lajmi më i rëndësishëm.
Bebushja lindi në shtator, por deri më tani prindërit nuk kanë ndarë as emrin dhe as portretin e saj me botën. Gigi do që ne të presim ende!