Fotoja e drerit në Vushtrri, ndër më të mirat e ditës në The Guardian
Fotografia e një mashkulli dre në Vushtrri, që në gojë ka misër, gjendur në një fushë me borë është ndër më të mirat e ditës nga mbarë bota, sipas The Guardian.
Fotografinë e ka realizuar, jo befasisht, Armend Nimani, një ndër fotografët më të mirë aktualisht dhe pjesë e AFP.
Fotografitë tjera vijnë nga Kina, Spanja, fotografia e Annaeliese Dodds e cila në Parlamentin Evropian ka afër fëminë e saj, fjalimi i Theresa May, Donald Trump në Madrid etj. / KultPlus.com