Fotografia nga lufta në Kosovë, në mesin e fotografive që shënuan historinë në Washington
Fotografia do të jetë në ankand me të tjerat që i përmendëm, me datë 14 nëntor, organizuar nga Qendra Ndërkombëtare për Gazetarë, në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Janë fotografi të cilat flasin më shumë se fjalët, dhe kanë në vete momente historike të cilat ndryshe do ti kishim të pa dokumentuara.
Një fotografi ku shihet Jimmy Carter duke përshëndetur popullin, fotoja e një vajze vietnameze në vitin 1972 kur bëhej luftë në vendin e saj, Barack Obama duke realizuar fjalimin e tij dy ditë pasi është zgjedhur i pari i Amerikës.
E mes këtyre momenteve, është edhe fotografia e famshme e Carol Guzy – “Luftë dhe pafajësi”, e cila tregon refugjatët duke u larguar nga Kosova në luftën e vitit 1999.
Fotografia do të jetë në ankand me të tjerat që i përmendëm, me datë 14 nëntor, organizuar nga Qendra Ndërkombëtare për Gazetarë.
Fotografitë në fjalë cilësohen si fotografi që kanë bërë histori dhe kanë kapur momente të rëndësishme në civilizime të ndryshme. Fotoja nga Kosova ka fituar edhe Pulitzer ndërsa në fokusin e fotografes është Agim Shala, i cili me ndihmën e familjes nëpër tela me gjemba kalon për në Kukës. Familja e tij është bashkuar pas përfundimit të luftës.
Guzy, fotografja e këtij momenti, ka nisur karrierën e saj në The Miam Herald ndërsa më pas ka kaluar në Washington Post. Puna e saj në Kosovë, Kolumbi e Haiti ia dha edhe Pulitzer Prize, katër herë. Ajo është edhe gazetare, dhe për punën e saj ka fituar cmime nga White House News Photographers Association dhe National Press Photographers Association, shkruan KultPlus.
Ankandi do të mbahet në një mbrëmje gala, në Ronald Reagan Building and International Trade Center në Washington DC. KultPlus.com