Fotografia e ditëlindjes së Kusarit, Deliu-Kodra: Dëshmi që të gjitha bisedat janë bërë në koordinim me Kurtin

Fotografia e ditëlindjes së Kusarit, Deliu-Kodra: Dëshmi që të gjitha bisedat janë bërë në koordinim me Kurtin

Në rastin e ditëlindjes së deputetes Mimoza Kusari-Lila, grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosjes e ka surprizuar atë në Kuvendin e Kosovës, derisa aty pak më herët po mbahej seancë nga opozita, e ku VV nuk ishte e pranishme.Këtë fotografi e ka komentuar deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, e cila tha se ajo është dëshmi që Mimoza Kusari-Lila dhe Dejona Mihali nuk kanë folur vetë në bisedat e publikuara së fundi me Simiqin dhe Krasniqin, por përmes tyre ka folur kryeministri.

“Të gjitha ato që i kemi dëgjuar nuk do të kishin ndodhur pa ndonjë koordinim me kryeministrin Kurti”, tha Deliu Kodra.Sipas saj, Mihali dhe Kusari-Lila janë vetëm transmetuese të kryeministrit të vendit, Albin Kurtit.

Shpërndaje në: