Fotografia e Armend Nimanit, në fotografitë e vitit nga Amnesty International
Fotografitë e Armend Nimanit janë gjithandej.
Një e tillë me refugjatë e realizuar nga ai ka hyrë në listën e fotografive të vitit nga organizata Amnesty International. Nimani punon për agjencinë AFP.
Fotografia është pjesë e raportit vjetor 2016/17 nga Amnesty International, i cili për më tepër proklamon paqe mes njerëzve dhe një barazi në shoqëritë tona.
2016-ta, sipas këtij raporti, ishte viti “ne kundër atyre”, i liderëve që grupacionet e ndryshme i cilësuan si të rrezikshme për sigurinë kombëtare. / KultPlus.com